Bajrami për situatën në veri: Vendit i duhet lidership

Bajrami për situatën në veri: Vendit i duhet lidership

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se LDK-ja shpreh shqetësim për situatën në veri, sepse janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës dhe prandaj si të tilla ato janë të papranueshme.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për gjendjen e sigurisë në veri të vendit. Sulmet ndaj institucioneve të Republikës, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it, si dhe barrikadimi dhe mbyllja e rrugëve janë veprime që cenojnë rendin kushtetues të Republikës prandaj si të tilla ato janë të papranueshme. LDK-ja i dënon ashpër këto veprime dhe kërkon që autorët e sulmeve të sillen para institucioneve të drejtësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Related Articles