Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku shihet tym i zi duke dalë nga termocentrali Kosova A.
Bajrami ka shpërndarë në rrjete sociale fotografinë që ka qarkulluar gjerësisht, ku ka shkruar se është pasojë e “mafias energjetike”.
“Një nga pasojat e mafisë energjetike”, ka shkruar Bajrami krahas fotos ku dallohet qartë ndotja e ajrit nga termocentrali. / Gazeta Enigma.