Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se nuk ka nënshkruar asnjëherë tender njëburimor gjatë kohës sa ka udhëhequr tri ministri.
Gjatë përplasjes me partinë në pushtet, Bajrami u është drejtuar atyre duke u thënë se janë “të korruptuar e frikacakë”.
“E kur flasim për kontrata të qeverive të kaluara, për atë urdhnoni dhe potenconi se kush janë ata. Unë jam kanë në tri ministri, asnjë tender njëburimor nuk e kam bë, asnjë tender njëburimor. Unë personalisht asnjë tender njëburimor nuk e kam nënshkuar. Andaj ju jeni të korruptum, jeni frikacakë dhe jeni shpifësa”, ka deklaruar Bajrami.
.