Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shkruar sot se Prishtina e ka për kryetar Perparim Ramën dhe se s’ka kthim mbrapa.
Bajrami thotë se bllokuesit dhe sabotuesit se kanë vendin as në krye të shtetit e as të kryeqytetit.
“Prishtina nuk kthehet mbrapa!Përçarësit, sabotuesit dhe bllokuesit nuk e kanë vendin në krye të shtetit, as të kryeqytetit.Prishtina e ka kryetarin, Përparim Ramën!Projektet e përfunduara, ato që janë në zhvillim dhe ato që pritet të realizohen, kanë nevojë për mirëmbajtje dhe vazhdimësi.Të dielën, votojeni që puna e mirë të vazhdojë”, shkruan Bajrami.
