Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi që 700 puntorë të Radio Televizionit të Kosovës, janë akoma pa paga.
Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e “njejta Qeveri që ka lënë 700 puntorë pa paga deputetes Hasime Tahiri- Hasani, ia ka siguruar buxhetin deri në vitin 2027 duke ia dhënë 322 mijë euro”, njofton Gazeta Enigma.
“Qeveria e cila ka lënë 700 puntorë të RTK-së pa paga, është e njëjta që kandidatës për deputete Hasime Tahiri – Hasani (LVV/Alternativa), ja ka siguruar buxhetin deri në vitin 20027. Punë dhe drejtësi”, thoshin!”, kishte shkruar Bajrami./GazetaEnigma/