Bajrami: Qeveria po i konsideron fëmijë SBASHK-un e prindërit

Bajrami: Qeveria po i konsideron fëmijë SBASHK-un e prindërit
Ish-ministrja e arsimit, Hykmete Bajrami, ka thënë se e shtuna e sotme ishte ditë dështimi dhe jo ditë mësimi.

Bajrami ka shkruar në Facebook se shumica e nxënësve në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk kanë shkuar sot në shkollë.

“E njëjta situatë ishte pothuajse në secilën shkollë. Diku shkuan dy nxënës, diku katër e diku tjetër shtatë. Por, mësimi nuk u mbajt”.

Bajrami ka theksuar se nxënësit nuk e përfillën urdhrin e ministres Nagavci.

Postimi i plotë:

E shtuna ditë dështimi, nuk ishte ditë mësimi

Shumica e nxënësve në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë nuk kanë shkuar sot në shkollë. E njëjta situatë ishte pothuajse në secilën shkollë. Diku shkuan dy nxënës, diku katër e diku tjetër shtatë. Por, mësimi nuk u mbajt.

Nxënësit nuk përfillën urdhrin e ministres Nagavci. As kërcënimet se do t’i përdorë inspektorët për mbikëqyrur mbarëvajtjen e mësimit këtë të shtunë nuk funksionuan.

Përgjegjësia për dështimin e mësimit është e ministres Nagavci, e cila hartoi kalendarin mësimor pa e pyetur askënd. As prindërit dhe as përfaqësuesit sindikalë të arsimit.

Partia në pushtet, Qeveria dhe ministrja Nagavci po i konsiderojnë fëmijët, SBASHK-un e prindërit sikur të ishin opozita e këtij vendi.

Qasje krejt e gabuar. Nuk bisedojnë me SBASHK-un; nuk bisedojnë me prindërit, nuk bisedojnë me mësimdhënësit. E kërcënojnë se do të përdorin inspektorët.

Rezultati: DËSHTIM

Krejt çka dinë është shantazhi. Inatet i kanë me të mëdha se qëllimin.

Me dialogu duhet sidomos me ata që nuk pajtohesh, andaj ulu dialogo me SBASHK-un, me prindërit dhe me të gjithë derisa të pajtoheni për kompensim të orëve, sepse qasja juaj vetëm dështim po na sjellë asgjë tjetër.

Humbësit janë fëmijët, familjet dhe gjithë shoqëria.

Related Articles