Bajrami – Qeverisë: Kur po ia nisni me punu diçka?

Bajrami – Qeverisë: Kur po ia nisni me punu diçka?

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ka pyetur Qeverinë Kurti se ‘kur do të nisin që të punojnë diçka’.

“Kur po ia nisni me punu diçka? Paradite Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestu Qeveria Kurti, ndërsa tani në “Debat Plus”, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj”, shkroi ajo në Facebook.

Sipas saj, pushtetarët mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”.

“Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë.
Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e tretë të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime”, shtoi ajo.

Sipas ish-ministres së Financave, Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti i ka zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të katër anët e botës dhe që i kanë votuar.

Related Articles