Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami sërish e ka përsëritur kërkesën e partisë së saj që të dorëhiqen nga pozitat ekzekutivet, gjithë kabineti qeveritar që do të betohen si deputet, shkruan Gazeta Enigma.
Ajo ka thënë se opozita nuk po e bllokon procesin, por pushteti.
LEXO EDHE: Kurti as sot nuk tregon nëse Vetëvendosje i ka votat e nevojshme
“ Absolutisht nuk është opozita që po e bllokon Kuvendit, ju e keni parë, nënin 26 të Ligjit për Qeverinë, ligj që e kanë shkru vet, e kanë votu në Kuvend, ai kërkon që ministrat në detyrë të japin dorëheqje para datës së betimit. Ne po kërkojmë që dorëheqjet të dorëzohen para betimit në Kuvend sepse ne në bazë të Kushtetutës kemi ndarje të qartë të pushteteve”, tha Bajrami.
LEXO EDHE: Abdixhiku: S’po themi që qeverinë ta lëmë pa zot shtëpie, por dorëheqjet duhet të jepen
Ai shtoi se “Nëse i kanë numrat, nëse janë të sigurtë mund të kthehen prapë tek zyra ku janë, askush nuk mund t’i bllojojë prej opozitës nëse i kanë numrat”, referuar krerëve të Qeverisë / Gazeta Enigma.