Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur pakënaqësinë e saj për mostransmetimin drejtpërdrejt të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit nga Radio Televizioni i Kosovës.
Ajo e cilësoi këtë veprim si një akt të kapjes së institucioneve nga Qeveria, raporton GazetaEnigma.
Përmes një fotografie të postuar në Facebook, Bajrami theksoi shqetësimin e saj për përpjekjet e pushtetit për të kontrolluar mediat dhe informimin e qytetarëve mbi ngjarjet e rëndësishme në vend.
“Të nderuar qytetarë të këtij vendi,
Derisa në Kuvendin e Kosovës po mbahet senacë për shlyerjën e paligjshme të borxheve të ambalazhusëve të ujit RTK 1, televizioni publik që financohet nga taksat e qytetarëve ka këtë pamje.
Kjo është kapja e institucioneve, kundër të cilës janë zgjedhjet e 9 shkurtit”, shkruan Bajrami./GazetaEnigma/