Bajrami: VV tash nuk i ka as 35 për qind, ata që e kanë votuar tani janë të zhgënjyer

Bajrami: VV tash nuk i ka as 35 për qind, ata që e kanë votuar tani janë të zhgënjyer

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ftuar në emisionin DPT te Fidani mbrëmë, ka thënë se Vetëvendosje nuk është më 50 për qind siç ka qenë.

Sipas saj, të gjitha shtresat që e kanë votuar atë në zgjedhjet e fundit, tanimë janë të zhgënjyera.

“Jo absolutisht, ska shanse. Jo 50, por sështë as 35 %, absolutisht nuk është. Me kë është, policët i ke të pakënaqur, inferimerët, mësuesit, shoqërinë civile i ke të pakënaqur, pensionistët, mediat. Me kë don me dalë VV e para, me sondazhe të porositura, po, përndryshe nuk ka shanse. Të gjitha shtresat që e kanë votuar me shumicë në zgjedhjet e fundit, tani janë të zhgënjyera. Nuk e ka asnjë premtim të vetëm që e ka realizuar”, tha deputetja e LDK-së.

Related Articles