Opinionisti, Labinot Balaj ka thënë se marrëdhëniet e Gjermanisë me Kosovën janë ‘përmbysur’, me ardhjen në jetë të marrëdhënies së re ekonomike mes Gjermanisë dhe Serbisë, pra për litiumin.
“Pas luftës, Gjermania ka vazhduar ta përkrahë Kosovën në rrugëtimin e saj për Pavarësi, ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur Republikën e Kosovës, e ka ndihmuar në integrimin e mekanizmave të ndryshëm ndërkombëtar”, tha Balaj në “Rubikon”.
“Por çka ka bërë që të përmbyten këto marrëdhënie, është marrëdhënia e re ekonomike e Gjermanisë që ka me Serbinë. Pra çështja e litiumit”, u shpreh tutje opinionisti