Analisti politik, Labinot Balaj, ka folur për rezultatin zgjedhor që partitë politike e arritën pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Balaj tha se nuk duhet që partitë opozitare që ta synojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve.
“Nuk duhet partitë opozitare që ta synojnë përmbysjen e vullnetit të qytetarëve pasi ka një distancë të madhe midis partisë fituese dhe partive të tjera”.
“T’i bësh bashkë votat e partisë së dytë dhe të tretë, nuk e arrijnë për qindjen e votës së Vetëvendosjes”, tha Balaj në Rubikon.