Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i është përgjigjur shqetësimeve të qytetarëve të Suharekës të cilët përmes Kanal10 kanë adresuar problemet e tyre.
Muharremaj ka thënë se janë rregulluar shumë rrugë dhe qëllimi i parë ka qenë rregullimi i rrugëve brenda fshatrave e pastaj rrugët që lidhin fshatrat mes vete.
Ai tutje ka thënë se edhe në Gjermani ka rrugë të paasfaltuara.
Kryetari Muharremaj tutje ka thënë se kanë punuar në instalimin ne ndriqimi publik.
“Kemi rregulluar në 38 fshatra ndriqimin publik dhe tani kemi marrë vendim që pas orës 23:00 të ndalet ndriqimi publik për të kursyer ndriqimin publik”, tha Muharremaj.