Deputetja e zgjedhur nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ka thënë se vazhdon ta mbajë qëndrimin sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit të Kosovës nga Vetëvendosje.
Ajo ka thënë se nuk do e përkrahin atë.
Balje konfirmoi se është takuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, por ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie.