Balje i kthehet komentuesve: Asnjë koment i juaji nuk ndryshon asgjë në jetë time

Balje i kthehet komentuesve: Asnjë koment i juaji nuk ndryshon asgjë në jetë time

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka reaguar ashpër në profilin e saj në Facebook, duke i replikuar gjithë ata që po e kritikojnë pas shkarkimit të dy anëtarëve të partisë SDU, të cilën ajo e drejton, raporton Gazeta Enigma.

Balje thekson se 400 njerëz komentuan në reagimin e saj, e të cilat siç thotë ajo, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm “e pastrojnë nga mëkatet”.

“Prej tetë muajsh po përpiqeni në mënyrë të organizuar të bëni të njëjtën gjë, dhe tashmë është bërë monotone, pa asnjë rezultat konkret. Asnjë koment i juaji nuk mund të ndryshojë asgjë në jetën time. Të gjitha ato gënjeshtra, linçime mediatike, fyerje, kërcënime dhe shantazhe vetëm më pastrojnë mëkatet. Në emër të kësaj — uroj të jeni mirë dhe me shëndet ju dhe familjet tuaja”, ka shkruar Balje.

Related Articles