Balje për Kodin Civil: Kam informata që nuk ka ndryshuar, nuk do ta votoj

Balje për Kodin Civil: Kam informata që nuk ka ndryshuar, nuk do ta votoj

Kundër Kodit Civil ka votuar edhe deputetja e grupit multietnik, Duda Balje.

Por ajo thotë se ka informata që nuk është bërë asnjë ndryshim.

E, në rast të mos ndryshimeve deklaron se përsëri do të votoj kundër.

“Unë qysh kam informata nuk është bërë asnjë ndryshim, dhe nuk është bërë asnjë ndryshim që ne kemi kërkuar. Unë nuk kam asnjë arsye për me ndryshua votën nga hera e parë. Nëse është ashtu ne edhe njëherë bisedojmë me ministren, por unë kam informata që asgjë nuk ka ndryshuar në këtë rrugë”, ka thënë Balje për Front Online.

Related Articles