Arkitekti indian, Balkrishna Doshi është nderuar me Medaljen Mbretërore të Artë të Institutit Mbretëror të Arkitektëve Britanikë për vitin 2022.
E miratuar personalisht nga Mbretëresha, Medalja e Artë Mbretërore nderon ata që kanë formësuar “përparimin e arkitekturës”.
Një nderë të shumët ishte edhe Doshi, i cili u zgjodh në shenjë vlerësimi për 100 projekte të ndërtuara në karrierën e tij 70 vjeçare dhe ndikimin e tij në drejtimin e arkitekturës në Indi.
“Jam i befasuar këndshëm dhe thellësisht i përulur që mora Medaljen Mbretërore të Artë nga Mbretëresha e Anglisë”, u shpreh Doshi.
Këto çmime jepen për çdo vit nga Instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë (RIBA).
“Lajmi i këtij çmimi solli kujtimet e kohës sime duke punuar me Le Corbusier në vitin 1953, kur ai sapo kishte marrë lajmin për marrjen e Medaljes Mbretërore të Artë”.
Doshi shprehet se është krenar që pas gjashtë dekadave i është dhënë i njëjti çmim sikurse ai i le Corbusier.
“Sot, gjashtë dekada më vonë, ndihem vërtet i dërrmuar që më jepet i njëjti çmim si Le Corbusier, duke nderuar praktikën time gjashtë dekadash”, thotë Doshi.
Balkrishna Vithaldas Doshi, i lindur më 26 gusht të vitit 1927, konsiderohet të jetë një figurë e rëndësishme e arkitekturës indiane dhe shquhet për kontributin e tij në evoluimin e diskursit arkitektonik në Indi.
Pasi ka punuar me Le Corbusier dhe Louis Kahn, ai është një pionier i arkitekturës moderniste dhe brutaliste në Indi.
Në vitin 2018, ai u bë arkitekti i parë indian që mori Çmimin e Arkitekturës Pritzker, i cili konsiderohet si një nga çmimet më prestigjioze në arkitekturë./Gazeta Enigma/