“Pa vend” s’ka të ndalur: garon në “Sundance”, pret “Oscarin” evropian

“Pa vend” s’ka të ndalur: garon në “Sundance”, pret “Oscarin” evropian

Historik është kualifikimi i filmit “Pa vend” në garën zyrtare të Festivalit të Filmit në Sundance.

Nga pesë festivalet më të mira në botë, ky është i treti në të cilin garon filmi i Samir Karahodës.

Lajmi vjen një natë para ndarjes së Çmimit të Akademisë Evropiane të Filmit në Berlin, ku garon edhe rrëfimi për sportistët që s’heqin dorë.

“Është një rrugëtim i paimagjinuar, por edhe shpresëdhënës, që në këtë vend ka tregime e edhe vlera”, ka thënë Karahoda.

“Thjesht, ëndërr e çdo profesionisti të filmit është që filmi në të cilin ka punuar të shkojë së paku në njërin nga 5 festivalet më të rëndësishme në botë. Ne arritëm që me filmin ‘Pa vend’ të shkojmë në 3 të tillë”, ka thënë producenti i filmit, Eroll Bilibani./Gazeta “Enigma”/

Related Articles