Kreu i grupit parlamentar socialist në Shqipëri, Taulant Balla, bën të ditur se javën e ardhshme pritet të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë duke shpresuar edhe me Maqedoninë e Veriut.
Në një tryezë në Athinë, Balla tha se ky është një lajm i mirë duke mos harruar se fillimi i bisedimeve për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrainës.
Balla tha se nuk kuptohet se pse edhe Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE”, tha Balla./Tv Klan/