Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, me rastin e festës së Pavarësisë dhe Çlirimit të Shqipërisë, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.
Pas takimit me ta, përmes një postimi në Facebook, Balla ka deklaruar se sipas tij ish-krerët e UÇK-së po mbahen të arrestuar mbi bazën e disa akuzave të paqena në të njëjtën godinë sikur ata që ushtruan masakra në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë.
Balla ka deklaruar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen të arrestuar në bazë të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që shkruan dhe ata që e votuan.
“U takova sot me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Jemi krenarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila bëri një luftë çlirimtare të pastër e të drejtë, ashtu siç janë luftërat çlirimtare, sepse e drejta për liri ishte në themelin e saj. Sot komandantët e UÇK-së mbahen të arrestuar, në të njëjtën godinë, sikur ata që ushtruan masakrat në Kosovë, Srebrenicë e gjetkë, mbi bazën e disa akuzave të paqena, të një raporti dhe një rezolute turpi, për ata që e shkruan dhe ata që e votuan”, shkruan Taulant Balla.
Njoftimi: