Ballkani ka marrë një fitore të madhe sot në Superligën e Kosovës.
Suharekasit fituan 1:0 ndaj Llapit, dhe morën vendin e parë në tabelë.
Goli i vetëm u shënua nga Albion Rrahmani.
Sulmuesi shënoi në minutën e 30’ të ndeshjes.
Loja më pas ishte mjaft interesante, me raste të shumta, por jo edhe gola.
Për Ballkanin kjo fitore cilësohet si e madhe, pasi e marrin vendin e parë në tabelë me 69 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.
Kurse Llapi pozicionohen në vendin e gjashtë me 42 gjithsej.