Ballkani – Cluj, deri në këtë orë tifozët mund të blejnë bileta për ndeshjen historike

Ballkani – Cluj, deri në këtë orë tifozët mund të blejnë bileta për ndeshjen historike

Biletat online për ndeshjen e parë historike të Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër Clujit do të jenë në shitje deri sot në ora 15:00.

Këtë e kanë bërë të ditur edhe te klubi suharekas nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

“Të dashur tifozë. Biletat online për ndeshjen kundër CFR Cluj 1907 do të jen në dispozicion për blerje deri të enjten në ora 15:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të kampionëve.

Ballkani gjatë ditëve të kaluara ka njoftuar se një person mund të blejë deri në gjashtë bileta.

Çmimet e biletave për takimin Ballkani – Cluj fillojnë nga 5 euro për sektorin Veri dhe Jug, duke vazhduar në Lindje me nga 10 euro, Perendim 15 euro, për t’u ndalur në shifrën prej 50 euro për zonën VIP.

Deri në publikimin e atij artikulli, dy ditë para lojës, ishin shitur vetëm 3 mijë e 156 bileta nga 13 mijë e 500 sa ka kapacitet për tifozë stadium kryeqytetas.

Ballkani bën pjesë në Grupin G me Clujin e Rumanisë, Slavia Pragën e Republikës së Çekisë dhe Sivassporin e Turqisë.

Related Articles