Ballkani do ta luajë ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve të Conference League.
Suharekasit këtë rrugëtim historik do ta fillojnë me përballë Cluj, të enjten në orën 18:45.
Tashmë janë marrë të gjitha masat e nevojshme nga UEFA, duke u përcaktuar edhe gjyqtarët e takimit.
Për këtë sfidë do të jenë dy arbitra nga Zvicra.
Urs Schnyder do të jetë gjyqtari kryesor, kurse Marco Zurcher dhe Zurcher Benjamin do të jenë ndihmësit e tij. Sven Wolfensberger është caktuar për në rolin e gjyqtarit të katërt.