Ballkani do të përballet sërish me ekipin që e kishte demoluar më parë

Ballkani do të përballet sërish me ekipin që e kishte demoluar më parë

Skuadra e Ballkanit do të përballet me Larne FC, në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Larne nuk është një ekip i panjohur për Ballkanin, pasi dy ekipet u takuan para një viti në eliminatoret për Ligën e Konferencës.

Në atë kohë, Ballkani kaloi lehtë Larnen në të dy ndeshjet, ku fillimisht në Prishtinë fitoi me rezultat 3-0, pastaj si mysafir po ashtu fitoi me rezultat 4-1.

Larne FC vjen pas dy titujve radhazi në Irlandën e Veriut.

Ballkani ka vlerë prej 6.12 milionë euro, ndërsa Larne ka vlerë prej 3.4 milionë eurosh.

Shumica e lojtarëve të skuadrës janë irlandezo-verior, por ka edhe skocezë, uellsianë dhe australianë.

Nëse Ballkani kalon Larnen, shortin për play-off do ta mësojë më 5 gusht 2024.

Related Articles