Përfundon ndeshja Ballkani – Astana 0 me 0 në Kazakistan.
Skuadra kosovare ka siguruar një pikë në udhëtim, me rezultatin përfundimtar që ishte 0 me 0.
Ishte një paraqitje shumë e mirë nga futbollistët e kampionit të Kosovës, duke dominuar në vazhdimësi rrjedhën e ndeshjes.
Nazmi Gripshi dhe Almir Kryeziu kishin rastet më të mira për gol, por që rrjeta kundërshtare në fund mbeti e paprekur.
Në përgjithësi ishte një paraqitje shumë e mirë nga të drejtuarit e Ilir Dajës, të cilët tashmë kanë pikë të barabarta me Astanan në vendet 2 dhe 3.