Ka përfunduar derbi i xhiros 33 në Supërligën e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.
Ballkani mposhti minimalisht 2:1 skuadrën e Dritës.
Pas kësaj fitoreje suharekasit kanë pikë të njëjta me gjilanasit.
Meriton Korenica në minutën e 11’ shënoi fillimisht për Ballkanin.
Më pas në minutën e 44’ Muharrem Jashari barazoi gjithçka.
Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera, por jo edhe gola.
Pjesa e dytë më e mirë ishte për skuadrën vendase, tentuan disa herë që të kalojnë në epërsi, megjithatë nuk ia dolën.
Lojë më të mirë bëri Drita, por më efikas ishin Ballkani.
Në minutën e 85’ shënoi Lumbardh Dellova.
Pas kësaj fitoreje Drita dhe Ballkani kanë nga 66 pikë, me gjilanasit në vendin e parë kurse suharekasit në të dytin.