Skuadra e Ballkanit ka mposhtur Prishtinën me rezultatin 2:0 në kryendeshjen e xhiros së 11’të të Superligës, me golat e Solomon dhe Ermal Krasniqit.
Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi u shpreh shumë i lumtur me këtë fitore dhe tha se e fituan takimin me meritë.
“E kemi kontrolluar ndeshjen dhe pozicionohet e kundërshtarit, në momentet kur kanë liruar koridoret dhe i kemi shfrytëzuar. Kur luan ndaj ekipeve që din të mbrohen, nganjëherë faktori i 1 lojtari më shumë nuk çon peshë – por kemi pasur koncentrim dhe raste, andaj me plotë meritë kemi fituar këtë duel ndaj Prishtinës.
Ramadani: Shumë faktorë ndikuan në humbjen ndaj Ballkanit, problemi i Mankendës mendoj që është psikologjik.
“Ka shumë faktorë për humbjen e sotme, faji kryesor është edhe tek ajo që mbetem me 10 lojtarë – por ne krijuam, kishim posedim sa kishim mundësi, goli i parë ishte vendimtar për këtë takim”, vazhdoi ai.
Pas 11 xhirove në Superligë, Prishtina zë vendin e pestë në tabelë me vetëm 13 pikë.