Ballkani ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Feronikelin ’74 në udhëtim me rezultat 3-0.
Ka qenë një pjesë e parë e barabartë me dy skuadrat që krijuan disa raste shënimi.
Por në fund të pjesës së parë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi falë golit nga Almir Kryeziu për 0-1.
Me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1 u mbyllen 45 minutat e para.
Ballkani vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë, edhe pse rastin më të mirë për vendasit e kishte Fiton Hajdari.
Hajdari gaboi nga penalltia duke e pritur nga Enea Koliçi, derisa nga topi i kthyer goditi shtyllën.
Në minutën e 66-të ishte kapiteni Edvin Kuc që ngriti epërsinë e Ballkanit në 0-2.
Ndërkohë gjashtë minuta para fundit të ndeshjes Nazmi Gripshi realizoi një gol spektakolar për 0-3.
Pas këtyre tre pikëve Ballkani vazhdon të kryesoj i vetëm në Albi Mall Superligë me 26 pikë, derisa Nikli mbetet në vendin e tetë me 11 sosh.