Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës

Ballkani fiton në frymën e fundit ndaj Ulpianës

Ballkani ka fituar në minutat shtesë me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Ulpianës në kudër të javës së tretë në Superligën e Kosovës.

Klubi therandas ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marrë një fitore shumë të vlefshme në shtëpi ndaj Ulpianës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, por shënuan vetëm një herë.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e gjashtë dhe ishte Armend Thaqi, i cili shënoi për 1-0.

Në pjesën e dytë, u zhvillua triler i vërtetë duke u shënuar edhe katër gola tjerë, të dy nga të dyja skuadrat.

Fillimisht ishin vendasit në minutën e 53-të që shënuan me Astrit Thaqin për 2-0, por Ulpiana befasoi të gjithë duke shënuar me anë të Trimor Selimin (72’) për 2-1, ndërsa Ardi Shala në minutat shtesë për 2-2.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej me barazim në skenë doli Rustem Hoxha, i cili në minutën e dhjetë shtesë shënoi golin e fitores dhe rezultat përfundimtar 3-2.

Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e tretë me 7 pikë, ndërsa Ulpiana e shtata me 1 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Ballkani luan në udhëtim te Drita, ndërsa Ulpiana e pret në shtpëi Drenicën.

Related Articles