Ballkani është përforcuar edhe me sulmuesin Theophilus Solomon.
Sulmuesi me portokallinjët ka nënshkruar një kontratë dyvjeqare për të shërbyer te skuadra therandase.
25 vjeçari ka një karrierë të bujshme në të kaluarën e tij prej futbollisti. Ai më parë ka luajtur për skuadra të njohura si Partizani (Beograd), Partizani (Tiranë), Rijeka (Kroaci), Ujpest (Hungari) e Omonia Nicosia (Qipro).
Ndërsa sot Ballkani ka zhvilluar një ndeshje miqësore përgatitore ndaj skuadrës turke, Kirsehirspor, të cilën e ka fituar mëe rezultat 1:3, me golat e shënuar nga Baftiu, goli i parë dhe Krasniqi të dytin e të trete.