Ballkani nëpërmjet një postimi në Twitter ka ironizuar me mesfushorin e Prishtinës, Kushtrim Gashin.
Në një fotografi të publikuar nga faqja zyrtare e klubit suharekas shihet Gashi duke e kapur për fanelle Nazmi Gripshin në një duel gjatë derbit.
Ballkani me ironi e ka përshkuar fotografinë në rrjetin social.
“Versioni i fanellës së zezë është shumë i pëlqyer nga të gjithë”, thuhet në postimin e Ballkanit.
Kushtrim Gashi ishte pjesë e Ballkanit për disa vite me radhë si një nga lojtarët kyç.
Gashi këtë edicion është transferuar te Prishtina.