Ballkani konfirmon transferimin e Adetunjit te Al Hilal

Ballkani konfirmon transferimin e Adetunjit te Al Hilal

FC Ballkani ka njoftuar zyrtarisht shitjen e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji, te klubi Al Hilal.

Kishte kohë që Adetunji kërkonte largimin nga klubi, duke mos pranuar të luante në ndeshjet e fundit.

“Në bashkëpunim me Al Hilal nga Sudani, kemi arritur marrëveshje për transferimin e Adetunjit. Sulmuesi ynë mbyll kapitullin te FC Ballkani dhe i urojmë shumë suksese në aventurën e re në karrierë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Gjatë kohës së tij te Ballkani, Adetunji luajti 38 ndeshje, ku shënoi 22 gola dhe regjistroi 7 asistime.

Në garat evropiane të këtij viti, sulmuesi afrikan realizoi 4 gola për ekipin kosovar, duke qenë një nga figurat kyçe të skuadrës në arritjen e objektivave të saj. 

Related Articles