Ballkani është përshëndetur me garat evropiane për këtë sezon, pasi pësoi humbje të thellë prej 4-0 në udhëtim ndaj Shamrockut në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Gjithçka po shkonte mirë për Ballkanin deri në minutën e 46-të të pjesës së parë kur Gaffney shënoi për 1-0, duke e barazuar rezultatin e përgjithshëm në 1-1.
Gjërat u komplikuan edhe më kur po i njëjti lojtar, tre minuta pasi nisi pjesa e dytë e dyfishoi rezultatin, duke ia dhënë kështu ekipit nga Irlanda për herë të parë epërsinë e përgjithshme
Shtatë minuta më vonë, Honohan realizoi për 3-0, duke bërë që Ballkani të mos mund të këndellej më, ndërsa në minutën e 67-të Burke shënoi për rezultatin përfundimtar, 4-0.
Rezultati i përgjithshëm nga të dyja ndeshjet në fund ishte 4-1 në favor të irlandezëve, pasi Ballkani e pati fituar ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.