Ilir Daja më nuk do të drejtoj klubin suharekas, Ballkanin.
Lajmi për largimin e tij tashmë është zyrtarë andaj Ballkani përmes një postimi në Facebook, e ka falënderuar trajnerin nga tirana.
“Faleminderit Ilir Daja!
Për mbi dy vjet e gjysëm kemi rrugëtuar bashkë, me shumë punë, suksese, shumë trofe e përjetime të mëdha.
Tifozë të dashur, pavarësisht se në vazhdimësi kemi qenë të dakorduar për të vazhduar edhe më tej bashkë, tashmë ish-timonjeri ynë ka konsideruar se nuk ka më shumë çfarë të jap për klubin tonë.
FC Ballkani është klub i madh dhe duke qenë i tillë, do ta bëj zgjidhjen e duhur edhe në krye të shtabit teknik, gjithmonë me të njejtat ambicie e objektiva, në ndjekje të çdo trofeu.
Kurse ecuria e Ballkanit me trajnerin Daja në krye të skuadrës, do të mbetet etapë shumë e rëndësishme e historisë tonë. Faleminderit kampion!”, thuhet në postimin e lëshuar nga ekipi suharekas.
Daja a shkruar histori në futbollin kosovar. Ai e mori drejtimin e Ballkanit në janar të vitit 2022. E ka udhëhequr skuadrën drejt tre titujve të kampionit të Kosovës. Me Dajën në krye, Ballkani ka arritur dy herë në fazën grupore të Ligës së Konferencës dhe madje ka synuar avancimin në fazën nokaut.
Ai vlerësohet shumë meritor për ngritjen e futbollit kosovar në përgjithësi e të Ballkanit në veçanti. Asnjë skuadër tjetër kosovare nuk ka arritur në fazën grupore të kupave evropiane.
Me Dajën, Ballkani ka fituar edhe një Kupë dhe një Superkupë të Kosovës. /Gazeta Enigma