Kampioni i Kosovës, Ballkani ka zyrtarizuar edhe një transferim ‘bombë’ në këto orët e vona të mbrëmjes.
‘Portokallinjtë’ kanë zyrtarizuar blerjen e sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji.
“26 vjeçari që së fundmi ishte pjesë e kampionit të Sllovenisë, NK Celje, për dy vite ka qenë te skuadra e Shkupit, ku edhe u shndërrua në “makineri” golash”, ka shkruar faqja e Ballkanit teksa ka prezantuar lojtarin.
Nigeriani ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me Ballkanin.