Ballkani zyrtarizon portierin e SC Gjilanit, Enea Koliqi

Ballkani zyrtarizon portierin e SC Gjilanit, Enea Koliqi

Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka transferuar portierin shqiptar, Enea Koliqi.

Koliqi i bashkohet kampionit të Kosovës, pas përfundimit të kontratës me skuadrën e Gjilanit.

36-vjeçari do të zëvendësoj portierin Stivi Frashëri, i cili u largua në fund të sezonit.

Koliqi në të kaluarën ishte pjesë edhe e skuadrave shqiptare, Kukësi, Flamurtari e Skenderbeu, dhe gjithashtu edhe Olympiacos Volos, Iraklis, Panserraikos e Kordeliou në greqi.

Related Articles