Ballkanin e pret punë e lehtë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës nga San Marino, La Fioritan

Ballkanin e pret punë e lehtë në rundin e dytë të Ligës së Konferencës ndaj skuadrës nga San Marino, La Fioritan

Ballkani është eliminuar nga kualifikimet për Ligën e Kampionëve, pasi pësoi humbje nga Zalgiris, me rezultat të përgjithshëm 1-2.

Ekipi nga Suhareka garat do t’i vazhdojë në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.

Ballkani në kuadër të Ligës së Konferencës, do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fioritan.

Skuadra nga San Marino është një skuadër modeste, e themeluar në vitin 1967, por që nuk njihet fare për suksese në Evropë.

Madje, kjo skuadër nuk e ka fituar asnjë ndeshje me karakter evropian, duke arritur vetëm dy barazime, të cilat nuk kanë shërbyer për kaluar të paktën një raund.

La Fiorita ka fituar 6 herë titullin kampion në nivelin elitar të futbollit në San Marino, 6 herë Kupën e ktij vendi, dhe tre herë Superkupën.

Ballkani është favorit i madh në këtë takim, me ndeshjen e parë që zhvillohet në San Marino.

Related Articles