Banka Botërore ka ulur vlerësimin e saj për rritjen ekonomike globale në 2.9 për qind për shkak të konfliktit në Ukrainë, i cili së bashku me faktorë të tjerë, ka shkaktuar një rënie të rëndë.
“Rritja globale pritet të bjerë nga 5.7 për qind në 2021 në 2.9 për qind në 2022, dukshëm më e ulët se 4.1 për qind që ishte parashikuar në janar”, tha ajo në raportin e saj të perspektivave globale ekonomike.
“Ekonomia botërore pritet të përjetojë ngadalësimin e saj më të mprehtë pas një rikuperimi fillestar nga recesioni global në më shumë se 80 vjet”, shtoi ai.
Rritja ekonomike globale ishte rikuperuar në 5.7 për qind vitin e kaluar, pas rënies së shkaktuar nga pandemia COVID-19.
“Lufta në Ukrainë, bllokimet në Kinë, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit po godasin rritjen. Për shumë vende, recesioni do të jetë i vështirë për t’u shmangur”, tha presidenti i bankës, David Malpass.