Që nga kjo e hënë Banka e Shqipërisë ka nxjerrë në qarkullim dy kartëmonedha të reja, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Bëhet fjalë për prerjen 500 dhe 2.000 Lekë.
“Të dyja kartëmonedhat vijnë me një dizajn të rifreskuar, por ruajnë të njëjtat motive të paraqitura në prerjet ekzistuese përkatëse,” – thuhet në njoftimin e Bankës së Shqipërisë.
Me këto dy kartëmonedha plotësohet nxjerrja në qarkullim e serisë së re që përbëhet nga 6 prerje, 200, 500, 1.000, 2.000, 5.000 dhe 10.000 Lekë.
Në këtë njoftim poashtu bëhet thirrje që të gjithë përdoruesit të jenë të kujdesshëm në mënyrë që të rritet jetëgjatësia e kartëmonedhave dhe të ruhet cilësia e tyre./Gazeta Enigma/