Banorët e fshatit Miresh në hall me shtyllat elektrike

Banorët e fshatit Miresh në hall me shtyllat elektrike

Banorët e fshatit Miresh në Komunën e Gjilanit janë në hall me shtyllat elektrike, tani e disa muaj, të cilat ishin rrëzuar nga erërat e forta.

Siç raportohet nga Gazeta “Enigma” rreth 15 shtylla elektrike ishin rrëzuar nga erërat e forta, derisa qytetarët e fshatit Miresh kishin dalë me vetëiniciativë për t’i rregulluar ato.

Megjithatë, edhe pas disa muajsh, shtyllat kanë mbetur në gjendje të tillë.

Banorët e fshatit kanë bërë kërkesë në kompaninë KEDS përgjegjëse për rregullimin e tyre, mirëpo edhe përkundër premtimeve, ato nuk janë rregulluar.

Disa nga banorët e fshatit i kanë thënë Gazetës “Enigma” që kanë mbetur të zhgënjyer dhe tash janë pa shpresë.

Në vazhdim ju sjellim pamje të shtyllave elektrike.

/Gazeta Enigma/

Related Articles