OJQ Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve gjatë të premtes ka mbajt një tryezë diskutimi , me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje”.
Halli më i madh u tha se është tek këto komunitete, por për të cilët thanë se nivelet qendrore e ato lokale po tregohen të gatshme për ndihmesa.
“Në rast se komunitetet RAE aplikojnë për legalizim dhe nëse kamë problem, atëherë komunat edhe nivel qendror fillon me bo zgjidhje të qëndrushme e afatgjate”, tha Violet Thaçi, zyrtare e OJQ-së.
Ligji aktual për legalizim ka afat të caktuar, dhe përfundon në fund të këtij viti. Pas kësaj kohe, u tha se nuk ka garanci se çka mund të ndodh me ndërtimet pa leje.
Ndërsa, si pozitive u pa fakti që brenda tre muajve të parë të vitit 2022, ka pasur 8216 aplikime për legalizim pronash.