Një seri e re kukullash po prezantohen, në përpjekje për të ecur në një hap me kohën, përfshirë Barbin në karrierë dhe modelet që frymëzojnë vajzat e vogla.
Një seri femrash të suksesshme po ashtu kanë kukulla barbi me imazhin e tyre në nder të gjashtë dekadave jetë të kukullës më të dashur. Mes tyre janë tenistja Naomi Osaka, aktorja amerikane Jara Shahidi dhe kukulla e parë maore në histori, e modeluar sipas gazetares neo-zelandeze sportive, Melodie Robinson.
Janë bërë shumë ndryshime gjatë viteve, duke prezantuar lloje të ndryshme kukullash, në përmasa të ndryshme trupore dhe ngjyra të ndryshme lëkure, shkruan KP.