Ora që u ndal para 10 vjetësh si pasojë e cunamit, tërmeti i’a rikthen funksionimin

Ora që u ndal para 10 vjetësh si pasojë e cunamit, tërmeti i’a rikthen funksionimin

Për gati dhjetë vjet, ora e vendosur në tempullin “Bunshun Sakano” ishte një kujtesë e forcës natyrore që ishte afër shkatërrimit të madh të Japonisë.

Ora, e cila besohet se është rreth 100 vjet e vjetër, u ndal së punuari pasi një tërmet dhe cunami goditën fuqishëm Japoninë duke marrë jetën e mbi 18 mijë njerëzve, më 11 mars 2011.

Më 13 shkurt të sivjetmë, pak javë para se të shënohej 10-vjetori i tragjedisë, rajoni i njëjtë u godit nga një tërmet i fuqishëm, me sizmologët që thonë se ishte pasgoditje e tërmetit të marsit të atëhershëm.

Në ditën e nesërme, Sakano, kryesuesi i tempullit budist, shkoi për të shikuar dëmet që ishin bërë. Ora, e cila kishte qëndruar e heshtur, po bënte zhurmë.

Dy muaj më pas, ajo ende po funksionon, shkruan “The Guardian”.

Related Articles