Barcelona dhe Real Madridi donte do të kërkojnë finalen e madhe dhe për t’iu afruar edhe më shumë titullit të parë për edicionin 2021/22.
Nga ora 20:00, skuadrat do të përballen mes vete në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës dhe në finale do të kenë punë me fituesin e sfidës mes Bilbaos dhe Atleticos.
Reali vjen në këtë ndeshje në super formë, pasi kryeson bindshëm në La Liga, teksa është 17 pikë para Barçës.
Sido që të jetë, Barcelona po tenton të gjejë formulën e suksesit me Xavi Hernandezin në stol dhe mendojnë se sonte mund të jetë një pik nisje.
Sido që të jetë, edhe statistikat e tregojnë se vitet e fundit është Reali që ka dominuar në El Clasico.
Reali ka fituar katër herë në pesë takimet e fundit.
Fitorja e fundit e Barcelonës kundër Realit daton në mars të vitit 2019, kur fitonte 1-0 në “Santiago Bernabeu”.