Skuadra e femrave të Barcelonës mori çmimin e klubit më të mirë të vitit për femrat për arritjet e tyre në vitin 2021.
Barcelona është klubi më i suksesshëm i femrave në Spanjë, si brenda vendit ashtu edhe në Evropë, ndryshe nga klubi i djemve, që është duke hasur në vështirësi, si në Laliga, ku është në pozitën e shtatë në tabelë, teksa në Ligën e Kampionëve është eliminuar që në fazën e grupeve, shkruan gulftoday.
Klubi i femrave të Barcelonës është bërë skuadra e parë që arriti një çerekfinale të Ligës së Kampionëve, e para që arriti një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e para që arriti në një finale të Ligës së Kampionëve dhe e para që e fitoi atë në 2021./Gazeta Enigma/