Barcelona është duke shqyrtuar mundësinë e rikthimit të Xavi Simons në “Camp Nou”, pavarësisht vështirësive financiare që mund ta bëjnë këtë transferim të komplikuar.
Drejtori sportiv i klubit katalanas, Deco, ka zhvilluar një takim 45 minutësh me përfaqësuesit e mesfushorit holandez, përfshirë edhe vëllain e tij, për të diskutuar mundësinë e transferimit.
Leipzig kërkon 70 milionë euro për kartonin e Simons, një shumë që është e vështirë të përballohet për Barcelonën në kushtet financiare aktuale. Megjithatë, dëshira e lojtarit për t’u rikthyer te klubi që e formoi është e fortë dhe mund të shtyjë Barcelonën të kërkojë mundësi alternative për të realizuar këtë transferim.
Sipas burimeve nga media spanjolle, një marrëveshje shkëmbimi mund të jetë opsioni më realist për të mundësuar transferimin e Simons. Klubi katalanas mund të shqyrtojë mundësinë e ofrimit të lojtarëve të tjerë si pjesë e një marrëveshjeje që mund të lehtësojë kushtet financiare.