Barcelona regjistroi një fitore të madhe ndaj Olympiacos Piraeus me rezultat 6-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Estadi Olimpic Lluis Companys”, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në Ligën e Kampionëve.
Ylli i mbrëmjes ishte Fermin Lopez, i cili realizoi hat-trick, ndërsa Marcus Rashford shënoi dy gola dhe Lamine Yamal kompletoi rezultatin për katalanasit.
Mysafirët shënuan golin e vetëm nga penaltia me Ayoub El Kaabi, por mbetën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Santiago Hezze në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Barcelona zë vendin e 8 me 6 pikë nga tri ndeshje në këtë fazë të ligës, ndërsa Olympiacos mbetet në fund të tabelës me vetëm një pikë nga 3 ndeshje.