Barcelona shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit

Barcelona shkon në pushim me dy gola epërsi ndaj Atletico Madridit

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe Barcelona po udhëheq 2-0 ndaj Atletico Madridit, duke rikthyer shpresat për një përmbysje të madhe pas humbjes së thellë 4-0 në ndeshjen e parë.

Takimi nisi me ritëm të lartë, por Barcelona mori kontrollin gradualisht. Në minutën e 13-të, Jules Kounde u detyrua të largohej për shkak dëmtimi, ndërsa në vend të tij u aktivizua Alejandro Balde.

Raphinha paralajmëroi që herët në minutën e 14-të me një goditje të fortë që kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.

Në minutën e 29-të erdhi shpërthimi i parë i madh në “Camp Nou”. Lamine Yamal asistoi bukur për Marc Bernal, i cili e dërgoi topin në rrjetë për 1-0, duke ndezur shpresat për rikthim.

Atletico pati një rast të artë në minutën e 45+2, kur Ademola Lookman goditi me kokë, por topi përfundoi jashtë.

Vetëm një minutë më pas, Marc Pubill shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje të gabuar.

Raphinha u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e 45+5, duke realizuar për 2-0 dhe duke çuar në delir tifozët vendas.

Atmosferta tashmë është ndezur dhe Barcelona po beson në rikthimin e madh, pjesa e dytë pritiet të jetë e zjarrtë.

Related Articles