Alba i është bashkuar Busquets, Piqie dhe Sergi Robertos
Pas largimit të Leo Messi, Barcelona ka një kapiten të ri.
Sergio Busquets e ka trashëguar shiritin e kapitenit të Messi, kurse ai do të pasohet nga Gerard Pique, Sergi Roberto dhe Jordi Alba.
Busquets, Pique dhe Sergi Roberto ishin disa nga nënkapitenët sezoneve të kaluara, kurse mbrojtësi i majtë i është shtuar listës zyrtare të kapitenëve të Blaugranas pasi të kthehet nga pushimi veror.
Gjatë ndeshjes së të hënës kundër Juventusit, në ndeshjen për trofeun Joan Gamper, Busquets bëri debutimin zyrtar të tij si kapiten i skuadrës së parë.
Mesufushori katalunas kishte vetëm fjalë miradie për paraardhësin e tij Messi para kësaj ndeshje. Të katër kapitenët e Barcelonës vinë nga akademia e famshme e klubit La Masia./Gazeta Enigma/