Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar sot komandantin e Forcave të Armatosura të Sllovenisë, gjeneral brigade Boshtjan Moçnik në Shtabin e KFOR-it, në Prishtinë.
Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, ata diskutuan pikëpamjet për tema të ndryshme, duke përfshirë sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën, situatën e stabilitetit rajonal dhe përpjekjet e KFOR-it në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Gjeneralmajor Barduani uroi gjithashtu gjeneral brigade Moçnik për kontributet e vjetra të SVN-së në KFOR dhe në stabilitetin rajonal”, thuhet tutje në njoftim.